VIDEO / Përkundër thirrjeve nga Ronaldo, djali i tij e injoroi në ceremoninë nderuese të Al Nassr U-14

Skuadra e parë e Al Nassr ka zgjedhur të festojë suksesin e ekipit të të rinjve U14 duke i nderuar ata me një ceremoni para ndeshjes së tyre kundër Al Fateh.

Futbollistët e skuadrës së parë janë rreshtuar për t’u dhënë mbështetje të rinjve që tashmë janë duke shkëlqyer në moshën e tyre.

Kjo ceremoni ka qenë një moment krenarie për Al Nassr dhe ka treguar angazhimin e klubit ndaj zhvillimit të talentit futbollistik në Arabinë Saudite.

Ndërsa skuadra U14 kaloi një nga një pranë lojtarëve të ekipit të parë, një detaj i veçantë tërhoqi vëmendjen e pranishmëve. Djali i Cristiano Ronaldos, i cili është pjesë e skuadrës U14, kaloi pa bërë ndonjë ndërveprim të veçantë me futbollistët e ekipit të parë. Ky moment i indiferencës nga ana e të riu nuk kaloi pa u vënë re nga i ati i tij.

Ronaldo, i cili ishte pjesë e rreshtimit dhe dukej i përqendruar në ndeshjen e ardhshme, vuri re lëvizjen e djalit të tij dhe nuk mund ta anashkalonte pa intervenuar. “Cris, eja këtu dhe tako babain”.

Djali i tij, që momentalisht po ndjek hapat e babait të tij në fushën e futbollit, ndaloi për një moment si nën ndikimin e thirrjes, mirëpo pastaj vazhdoi rrugën e tij pa ndalur për një takim me të atin.

Kjo skenë është komentuar shumë, pasi është një rast i rrallë për të shikuar marrëdhënien e një babai futbollist të famshëm me djalin e tij në një kontekst të tillë publik.

Ndërsa publiku ka qenë i fokusuar te përformancat e futbollistëve të ekipit të parë, prania e djalit të Ronaldos në këtë ngjarje ka shtuar një dimension shtesë të interesimit për tifozët dhe mediat.

Klubi Al Nassr duket se po e rrit ndikimin e tij jo vetëm në nivele të larta, por edhe në akademi, duke e trajtuar me seriozitet aspektin e zhvillimit të lojtarëve të rinj.

Ky moment nderimi për ekipin U14 simbolizon angazhimin e klubit për të krijuar një rrugë të qartë për të rinjtë nga nivele të ulëta drejt suksesit në futbollin profesional.


Shtuar 18.02.2024 17:59

Tags: