Gruaja kërcënon bashkëshortin me të cilin ka nisur divorcin, ai kërkon urdhër mbrojtjeje

Një burrë në Tiranë, ka kërkuar urdhër mbrojtje nga bashkëshortja e tij, me të cilën ndodhen në proces divorci.

Ditën e djeshme në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë,  ka qenë gruaja që ka kërcënuar bashkëshortin e saj.

“Shtetasja me inicialet D.Ç. 37 vjeçe kanosi me fjalë bashkëshortin e saj dhe materialet për këtë cështje u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Bashkëshortit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes”, njofton policia.

Materialet e tjera u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 7.06.2021 10:09