Bylykbashi: Dëgjova që Tirana qenka qytet me ngjyra,unë di dy ngjyra, ngjyrën e korrupsionit dhe parave të krimit të organizuar

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi duke folur në tubimin qytetar, poshte shtepise se Berishes, ka komentuar deklaratat e sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, i cili tha se kishte parë sot një Tiranë me ngjyra.

Bylykbashi theksoi se di dy ngjyra, ngjyrën e korrupsionit dhe parave të krimit të organizuar.

Pjesë nga fjalimi i Oerd Bylykbashit:

Mirëmbrëma demokratë, mirëmbrëma qëndrestarë.

Është dita e 48-të që jemi këtu bashkë.

Ditën e parë ishin 50- 60 të parët, të cilët nuk pritën dhe reaguan dhe erdhën këtu dhe që atë ditë nuk kemi reshtur përditë të vijmë këtu.

Kjo protesta jonë këtu e përditshme është ai pishtari që e mbajti të ndezur zjarrin dhe me datë 20 shkurt do jetë shumë herë më i madh.

Ishte pikërisht kjo rezistencë këtu që na dha mundësinë për këtë.

Ju falënderoj nga zemra për të gjithë këtë rezistencë.


Shtuar 15.02.2024 19:25