Lufta në Gaza/ Rama: Zgjidhja është krijimi i dy shteteve

Gjatë konferencës për mediat në Tiranë, sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken u pyet gjithashtu edhe për konfliktin dhe luftën në Gaza.

Ai theksoi se është e domosdoshme arritja e një armëpushimi, ndërsa theksoi e luftës duhet të kthehen tek të dashurit e tyre.

“Ne besojmë, që duhet të jetë dhe duhet të bëjmë që pengjet të kthehen tek të dashurit e tyre, kemi bërë shumë punë për të arritur në këtë pikë. Nga perspektiva e SHBA, mendoj që është e domosdoshme që të ndjekim këtë në një mënyrë urgjente. Këto do ishin të mirëpritura nga burrat dhe gratë, që vuajnë çdo ditë.”, tha ai.

Edhe kryeministri Edi Rama u pyet gjithashtu se cila do të ishte rruga, që do t’i jepte fund konfliktit në Rripin e Gazës.

Ai u shpreh se zgjidhja do të ishte krijimi i dy shteteve, ndërsa theksoi se krahas kësaj, paralelisht duhen të ndërmerren shumë hapa të tjerë.

“Kohë më parë Shqipëria e ka njohur Palestinën. Shqipëria ka qenë komuniste dhe diktatori ynë ka qenë ndër aleatët më të ngushtë të organizatës për çlirimin e Palestinës dhe organizatë se Arafatit. Regjimi ynë ishte kundër, shumë kundër tri “djajve” SHBA, Bashkimit Sovjetik dhe Izrealit. Me fjalë të tjera kundër imperializmit amerikan, socialimperializmit sovjetik dhe judaizmit izraelit. Por nga ana tjetër Ky është i vetmi në Evropë që ka pasur më shumë hebrenj gjatë luftës së dytë botërore se pas saj, dhe erdhën për t’u mbrojtur. Është një vend që nazistët nuk ia dolën që të kapnin asnjë hebre. Ky është konteksti. Nga njëra anë Izraeli ka të drejtën e tij legjitimime për t’u vetëmbrojtur, por nga ana tjetër shkatërrimi dhe humbja e jetës nga ana ne palestinezëve janë shumë më tepër. E vetmja rrugë është zgjidhja me dy shtete, por në mendimin tim modest, në këto situata ka shumë gjera që duhet të ndodhin në të njëjtën kohë”, tha ai.


Shtuar 15.02.2024 18:58