“O besprem, ti je i shpifur plako”, vazhdon debati Romeo-Graciano: Unë që do ngelem pa bukë dhe pa punë jashtë…

Pas dërgimit në televotim të Romeos, Heidit dhe Elvisit, nga Graciano, si mundësi e dhënë nga hapja e kutisë së Pandorës, përplasja mes Romeos dhe Gracianos ka qenë e ashpër.

Të ulur në tavolinën e darkës, Romeo e akuzon për pabesi dhe frikacak, ndërsa Graciano i thotë që i ka dhënë një mësim të mirë

Romeo: Trego edukatë, më kthe përgjigje

Graciano: Ta bëj këtë gjë të dalësh ti kush je i vërteti, mos të fshish më nga njerëzit që i mban nën kontroll

Romeo: Okay, kush është i favorizuar?

Graciano: Jam ai që t’i bëj gjërat në sy, jam ai që debatoj me ty…

Romeo: Ti je i shpifur o plako, më kthe përgjigje, kush është i favorizuar këtu

Graciano: Të ktheva përgjigje, unë jam i favorizuar

Romeo: Je ti?

Graciano: Patjetër që po

Romeo: Ik ore besprem, o besprem…

Graciano: Ja çfarë do të thotë të lozësh me njerëzit si ty

Romeo: Besprem, i paburrë, frikacak

Graciano: Nuk prekem unë nga ty, zero

Romeo: Nuk prekesh se s’je burrë, s’ke sedër

Graciano: Unë që do ngelem pa bukë dhe pa punë do ta shohim këtë pjesë, se ti s’je Zoti.. se Big Brother-i i Madh ishe dhe e pamë këtë pjesë me sjelljen që ti bën, por Zoti nuk je që të më tregosh ti mua bukën edhe punën, okay? Kaq.

Romeo: Ik ere besprem

Graciano: Të përballësh me të vërtetën, të kuptosh që të dhemb

Romeo: Ti nuk je as besprem

Graciano: Të paktën shpresoj të të kem dhënë një mësim

Romeo: As bresprem s’je

Graciano: Me shoqërinë e tjetrit nuk luhet, mbaj edhe sheqerët fort dhe vazhdo lojën tënde në Big Brother


Shtuar 11.02.2024 13:11