Hid Rajab, 6- vjeçarja palestineze e zhdukur për gati dy javë mes përleshjeve në qytetin e Gazës, është gjetur e vdekur nga të afërmit, shprehet sot Hamasi dhe familja e saj, duke fajësuar forcat izraelite për vdekjen e saj.
Vajza e vogël, u gjet sot në mëngjes në një makinë pranë një karburanti në lagjen Tel al-Haëa, pasi tanket izraelite u tërhoqën nga zona në agim, tha familja e saj për AFP.
“Hid dhe të gjithë në makinë u vranë”, tha gjyshi i Baha Hamada për AFP.
“Ata u zbuluan nga anëtarët e familjes (tonë) të cilët po kërkonin makinën dhe e gjetën pranë pikës së karburantit”, një zonë që deri atëherë ishte e paarritshme, për shkak të pranisë së ushtrisë izraelite, shpjegoi ai.
“Hid Rajab u vra nga forcat pushtuese (izraelite) së bashku me të gjithë ata që ishin me të në makinë”, tha në një deklaratë ministria e shëndetësisë e Hamasit.
Familja e saj i tha AFP këtë javë se vajza dhe anëtarët e tjerë të familjes, ishin duke vozitur në qytetin e Gazës kur u përballën me tanke, të cilat me sa duket hapën zjarr mbi ta.
Ajo mbijetoi, sipas një telefonate të bërë e grupin Palestinez të Gjysmëhënës së Kuqe e më pas me të ëmën.
Duke folur në telefon, vajza e vogël kërkoi që ta shpëtoni atë: “Ju lutem më shpëtoni, të gjithë të tjerët janë në gjumë”.
Madje vajza tregoi se pranë makinës, ndodhej në tank drejtuar drejt saj.
Menjëherë u dërgua një ambulancë për të gjetur vajzën dhe për ta sjellë shëndoshë e mirë në shtëpi, por rezultoi në humbjen e kontakteve edhe me stafin e ambulancës.
Që prej dy javësh deri më sot, nuk u dëgjua më gjë për ta, ndërkohë që nëna e saj tregon se sa herë që dëgjonte sirenat e ambulancave, mendonte se vajza e saj po kthehej në shtëpi.
Ushtria izraelite nuk iu përgjigj pyetjeve të AFP-së, në lidhje me të shtënat në një automjet plot me civilë apo fatin e të zhdukurve.