Institucioni i Avokatit të Popullit ndodhet në vështirësi financiare, të cilat kanë prekur edhe mundësinë për të përballuar pagesën e qirasë.
Avokati i Popullit, Faton Selami, pret që fondet e nevojshme të sigurohen përmes rishikimit të ardhshëm buxhetor ose me një vendim të Qeverisë.
Të lidhura
None found
Selami ka kërkuar gjithashtu shtimin e stafit, pasi institucioni po përballet vazhdimisht me largimin e kuadrove. Sipas tij, kërkesat e parashtruara pranë Ministrisë së Financave nuk janë miratuar deri tani.
Ndryshimet e propozuara në Ligjin për Avokatin e Popullit synojnë forcimin e pavarësisë financiare, funksionale dhe organizative të këtij institucioni.
Selami ka deklaruar se miratimi i këtyre ndryshimeve është i domosdoshëm për paraqitjen e aplikimit për akreditim me statusin A, ndërsa Maqedonia e Veriut aktualisht gëzon statusin B.
Një nga propozimet lidhet me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për buxhetin: nëse institucioni dhe Ministria e Financave nuk arrijnë marrëveshje, vendimi përfundimtar do t’i takojë Kuvendit.
Projektndryshimet parashikojnë edhe krijimin e mundshëm të një këshilli për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ku do të përfshiheshin përfaqësues të komunitetit akademik dhe të sektorit civil.







