Haradinaj kundërshton rikthimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të presidentes Justina Shiroka-Pula për ta rikthyer në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara, veprim i ndërmarrë pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në reagimin e tij, Haradinaj e ka përshkruar këtë hap si një goditje të rëndë për Kosovën, ndërsa ka kritikuar të gjithë ata që, sipas tij, janë përfshirë në këtë nismë.

Të lidhura

None found

“Kthimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend është një turp i madh dhe goditje e rëndë për Kosovën.

Të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj loje, turpi i mbuloftë për jetë.”


Shtuar më 22.10.2026 19:15