Një ngjarje e rëndë ndodhi në Romë, ku u gjet trupi i një 37-vjeçari brenda në valixhe në një rrugë të frekuentuar të kryeqytetit italian.
“Unë shkova në shtëpi të hënën në mëngjes dhe Luca ishte i vdekur. Unë u përpoqa ta ringjallja atë me një masazh zemre, por nuk kishte asgjë për të bërë”, tha 39-vjeçarja para hetuesve, shkruajnë mediat italiane.
Nga një analizë mësohet se viktima ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës. Pasi gjeti trupin e partnerit të saj, 39-vjeçarja kaloi të gjithë javën me të në shtëpi derisa vendosi ta heqë qafe duke e braktisur atë në rrugë në një valixhe të mbyllur me shirit ngjitës dhe e la afër një makine.
Që të dy ishin të varur nga lëndët narkotike, dhe sipas gruas, partneri kishte ndërruar jetë nga një mbidozë droge. Ndërkohë, fqinjët kanë treguar se ata kishin debate të ashpra dhe të bërtiturat e tyre dëgjoheshin në të gjitha orët e ditës dhe të natës. Pritet të dalë rezultati i autopsisë që do të tregojë shkakun e vërtetë të vdekjes. /tch