Vrau dhëndrin që po i ndante vajzën, zbulohet kur del para gjykatës Mexhit Picari

Mexhit Picari, 53-vjeçari që la të vdekur ish-dhëndrin e tij Kudrejt Saliajn dhe plagosi avokatin Adriatik Camën dy ditë më parë, del të hënën para Gjykatës bashkë me vajzën e tij, Dhurata Saliaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku Mexhit Picari qëlloi për vdekje dhëndrin e tij, Kudret Saliaj dhe plagosi avokatin e tij, Adriatik Camajn.

Ky i fundit fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ngjarja ka ndodhur në mes të ditës në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës.

Autori dhe e bija, janë të dy pas hekurave, pasi akuzohen për vrasjen e Saliajt. Prokuroria pritet të kërkojë të hënën në gjykatën Penale të Tiranës masën e sigurimit “arrest me burg”.

 


Shtuar 6.06.2021 11:22