Mund ta fitojë Juventusi Championsin? Kështu përgjigjet Ronaldo

Ylli i Juventusit tashmë 35 vjeçar, Cristiano Ronaldo në një konferencë për shtyp ka folur më shanset që ka “Zonja e vjetër” për të fituar Champions League.

Sipas sulmuesit, “Zonja e Vjetër” ka shanse reale për të triumfuar në këtë kompeticion.

“Është e vëshirë dhe varët nga shumë faktorë, por unë mendoj se kemi mundësi reale për të triumfuar. Kemi lojtarë të mirë dhe mund të shpresojmë”, deklaroi 35-vjeçari.

Ndër të tjera lojtari foli edhe për karrierën e tij, ku u shpreh se asnjëherë nuk ka menduar se do të bëhej aq i suksesshëm.

I pyetur për golin më të vështirë të shënuar gjatë karrierës së tij, lojtari u përgjigj se ishte ai kundër ekipit të tij të tanishëm, Juventusit.

“Është e vështirë ta zgjedhësh një, por goli gërshërë kundër Juventusit ishte më i vështiri”, përfundoi ai./


Shtuar 6.02.2020 13:56