Ylli i West Ham po ndiqet nga klubet më të mira në Europë

Aston Villa do të humbasë kapitenin e saj në fund të sezonit.

Skuadra që po lufton për mbijetesën këtë vit në Premier League nuk mund t’i rezistojë interesimit të klubeve të mëdha ku pas Manchester United e Manchester City tashmë për Jack Grealish kanë hyrë në garë edhe dy gjigandët spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona.

24-vjeçari ka shënuar 9 gola e ka dhënë 7 asiste në 27 ndeshje deri tani këtë sezon dhe forma e tij ka bindur klubet e interesuara që duhet të paguajnë të paktën 40 milionë euro për kartonin e mesfushorit.


Shtuar 6.02.2020 14:09