VIDEO/ “Zgërdhiheshe me Bardhin kur lutesha unë”, Roza debaton me Sarën: Çfarë e ke këtë sjellje, të hyri vetja në qejf për një puthje?

Një tjeter situatë e tensionuar ndodhi brenda shtëpisë së Big Brother 3 ku Roza Lati dhe Sara Gjordeni përfunduan në një debat të ashpër mbi respektin e hapësirës personale dhe momentit të lutjes.

Debati nisi kur Roza, në një moment lutjeje, ndjeu se u ndërpre nga e qeshura dhe e bërtitura e Sarës dhe partnerit të saj, Bardhit.

Roza hodhi akuza për mungesë respekti, ndërsa Sara u mbrojt duke theksuar se shtëpia është e përbashkët dhe ata nuk qenë duke u qeshur për Rozën. Ilnisa Agolli, një tjetër banore e shtëpisë, u përfshi në debat gjithashtu, duke mbështetur Roza-n dhe u përball me Sarën në një shkëmbim të ashpër fjalësh.

Ndërsa Roza shpjegoi që nuk ka pasur asgjë personale me Sarën, dhe së nuk mendon se sjellja e saj ka qenë me të keq, ajo theksoi se Sara vepronte në mënyrë fëmijërore dhe pa respekt ndaj momenteve intime të të tjerëve. Sara, nga ana tjetër, u përpjek të sqarojë se ata ishin duke qeshur për një arsye tjetër, konkretisht për një detaj fizik të Bardhit.

Në përpjekje për të ilustruar sjelljen e Sarës, Roza e përshkroi atë si mbizotëruese dhe impulsive. Sara, duke mbetur në mbrojtje të vetes dhe personalitetit të saj, sfidoi Rozën të provojë se ajo kishte vepruar në mënyrë të papërshtatshme gjatë kohës së lutjes.

Tensioni mes dy banoreve tregon se sa e vështirë është të ruhet privatësia dhe qetësia në një mjedis ku jetohet 24 orë nën vëzhgimin e kamerave dhe nën presionin e një konkurrence të vazhdueshme për mbijetesë.


Shtuar 7.02.2024 18:28