Flet babai i kampionit: Djali im do largohet nga Napoli, por do të mbetet në Itali

Piotr Zielinski po afrohet gjithnjë e më shumë me Interin. Mesfushori që u shpall kampion me Napolin në sezonin 2022-2023 së shpejti do t’i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Simone Inzaghi, pasi ka vendosur që të mos rinovojë me napolitanët.

Pikërirsht për të ardhmen e lojtarit ka folur babai i tij, Boguslaw Zielinski. Ai shprehet qartë se djali i tij do të largohet nga Napoli, por do të vazhdojë të luajë në Itali.

“Unë mendoj se ai tashmë e ka marrë një vendim. Por gjithsesi unë nuk dua të parashikoj, apo të them diçka të sigurt. Megjithatë mund të them vetëm kaq, Piotr do të largohet nga Napoli, por do të vazhdojë të luajë në Itali”, është shprehur babai i futbollistit polak, duke shtuar dyshimet që e ardhmja e 29-vjeçarit do të jetë në Milano, te klubi i Interit. /newsport.al/


Shtuar 7.02.2024 14:02