Gripi arrin pikun në vendin tonë, rreth 16 mijë raste vetëm javën e fundit

Duket se qarkullimi i gripit ka arritur pikun në vendin tonë.

Afro 16 mijë persona janë të prekur nga infeksionet respiratore javën e fundit. Epidemiologet e vlerësojnë si situatë të qëndrueshme të kurbës, e cila nuk ka vijuar zbritjen nga java e mëparshme.

Sipas tyre, kurba pritet të vazhdojë zbritjen në javën e parafundit të muajit shkurt.

Ndërkohë, nuk ka shtim të rasteve me fruth. Aktualisht janë 18 raste që janë konfirmuar më herët të infektuar me fruth.


Shtuar 7.02.2024 13:50