Emrat/ Kapen me 1.5 kilogram kokainë, dy të arrestuar në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori i tyre

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Tiranë, kanë arrestuar dy persona në zonën e Astirit, pasi janë kapur me një sasi te konsiderueshme kokaine.

Në pranga kanë rënë Fatjon Çiçi dhe Envis Gorellari të dy banues ne Tiranë.

Droga mësohet se është gjetur pas një kontrolli në banesën e Evis Gorellarit ku sipas policisë kokaina e kapur kap peshën e 1.5 kg.

Gjithashtu policia ka shpallur kërkim shtetasin B.K., pasi dyshohet se është bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.

Njoftimi:

“Tiranë

Në kuadër të operacionit mbarëkombëtar antidrogë “Tempulli 2”, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Astir”.

Sekuestrohen rreth 1 kg e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Operacioni u zhvillua nga Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.

Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Astir”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve E. G., 37 vjeç, dhe F. Ç., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasit B. K., i dyshuar si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.

Shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar në Bulevardin e Kasharit, shtetasit E. G., dhe F. Ç. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit E. G., shërbimet e Policisë, i gjetën rreth 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Lënda narkotike së bashku me dy aparate celulare dhe një automjet, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Punohet për kapjen e shtetasit B. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve”.