Kanabis, thikë dhe të dehur në timon, policia arreston 9 shtetas në Tiranë

Policia ka vënë në pranga 9 shtetas në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Tiranë: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrrestimin në flagrancë të shtetasve : F. M., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, gjetën dhe sekuestruan sasi me lëndë narkotike kanabis;

Sh., 26 vjeç, A. F., 19 vjeç, B. F., 21 vjeç dhe F. F., 58 vjeç, pasi në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” gjatë kontrollit fizik dhe të ambientit ku u konstatuan këta shtetas, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis, një sasi me lëndë narkotike kokainë, një pistoletë manovër, dhe një thikë metalike. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Z., 41 vjeç dhe E. P., 33 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse ;A. K., 45 vjeç dhe F. K., 35 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 


Shtuar 5.06.2021 15:57