I mbyllin faqet e fansave të saj, revoltohet Luana Vjollca (FOTO LAJM)

Luana Vjollca është një nga personazhet më të ndjekur në Instagram në trojet shqiptare. Ajo numëron 2 milionë ndjekës në profilin e saj dhe ka një nga rrjetet më të mëdhenj të fansave. Ka qindra faqe që mbështesin moderatoren, duke publikuar çdo ditë foto apo zhvillime nga jeta e saj profesionale e personale.

Mirëpo duket se këto faqe nuk mirëpriten nga të gjithë, sidomos nga ata që mund të lakmojnë të kenë të njëjtën mbështetje. Luana shkruan se prej 6 muajsh ka disa persona që ndjekin “këmba këmbës” fansat e saj që hapin faqe në Instagram dhe ua mbyllin. Ajo ka publikuar në Instagram një video të realizuar nga fansat, ku renditen dhe faqet që janë mbyllur. Luana ka përfituar nga rasti që t’ju japë një përgjigje të gjithë atyre që nuk e pranojnë dot gjithë mbështetjen që ajo ka marrë.

“Shikoni jetën tuaj!!! Kaloi 6 muaj që rrini para kompjuterit duke parë cila faqe luanator hapet që ta mbyllni. Latë nam, dështakë!!! Tërë jetën bashkë. Familjen se përçan dot askush!!! Punoj për ju. Luftoj me ju. Ishte diçka e përhershme”, shkruan Luana.


Shtuar 5.06.2021 10:01