I vranë nipin për radhën te berberi, xhaxhai u jep 1 muaj Besë familjeve të autorëve

Eltion Kadriu dhe Artiol Abdullahu i morën jetën ditë më parë 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu. Për dy të rinjtë, 16 dhe 17 vjeç, radha te berberi vlente më tepër se jeta e bashkëmoshatarit të tyre.

Teksa dy të rinjte, Kadriu dhe Abdullahu ndodhen në qeli familjarët e 18 vjeçarit i kanë dhënë 1 muaj besë familjeve të dy autorëve të ngjarjes.

Imami nga Podujeva, Bekim Jashari, ka njoftuar se xhaxhai i 18-vjeçarit do e zgjidhë me Kanun vrasjen e nipit të tij. Sipas asaj që mediat kosovare raportojnë thuhet se Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i viktimës, i cili që prej moshës 5 vjeçare ishte kujdesur për të pasi kishte mbetur jetim, i ka dhënë një muaj besë familjes së autorëve.

Ne foto: Imami dhe xhaxhai i viktimes

Dhënia e Besës në Kanun do të thotë që familjet e autorëve kanë vetëm një muaj kohë që të largohen apo të sigurohen, në momentin që ky afat ka kaluar atëhere familja e viktimës do të marrë hak për jetën e humbur, në këtë rast të 18 vjeçarit Lulzim Fejzullahu.

Autoret Artiol Abdullahu dhe Elton Kadriu

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u shënua më 14 Janar, 2024, në rrugën “Drinica” në Podujevë. 18-vjeçari Lulzim Fejzullahu u përrplas me makinë dhe më pas u godit në mënyrë makabër nga Eltion Kadriu dhe Artiol Abdullahu. Menjëherë ai u dërgua drejt QKUK ku më 20 janar fatkeqësisht humbi dhe jetën pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Lidhur me këtë rast në pranga ranë dy të miturit, Eltion Kadriu dhe Artiol Abdullahu. E gjithë ngjarja ndodhi për shkak të një sherri banal për radhën në një berberhanë të qytetit. Sipas asaj që mediat kosovare raportuan më herët, dy autorët janë djem biznesmenësh në Podujeve. Bababi i Elton Kadriut ka një biznes makinash me qira, ndërsa babai i Artiol Abdullahut ka në pronësi një kompani “Security”.

Sakaq, viktima Lulzim Fejzullahu ishte rritur jetim, vetëm me motrën e tij dhe vëllain. Xhaxhai i viktimës tregoi më herët për mediat dramën e jetës së Lulzimit dhe për mënyrën se si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

“Unë jam xhaxhai tij. Lulzimi si 18-vjeçar ka qenë punëtor, ka qenë jetim. Pa dy prindërit. E e kanë ndjek me makinë, e kanë shkel, e kanë shtypë e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrezuar Lulzimin, e kanë goditur me shkop bejsbolli derisa sot në ora 3 pasdite ndërroi edhe jetë”, tha xhaxhai i Lulzimit ditë më parë.

Pas publikimit të kësaj ngjarje policia sekuestroi pamjet e filmuara nga kamerat e bizneseve aty ku dhe dy të rinjtë dhunuan në mënyrë makabër 18-vjeçarin.

PAMJET MË POSHTË