Policia ka dhënë detaje në lidhjen me krimin e ndodhur sot në Tiranë. Mësohet se vjehrri Mexhit Picari ka hyrë në një lokal dhe ka vrarë ish-bashkëshortin e vajzës së tij, Kudret Saliaj. Gjithashtu është qëlluar edhe ish-prokurori Adriatik Cama, i cili po pinte kafe me shënjestën e Picarit.
Mësohet nga policia se, janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com