104-vjetori i Kongresit të Lushnjës/ Presidenti Begaj: Atdhetarët shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi

Me anë të një postimi në rrjete sociale, presidenti i vendit Bajram Begaj, ka kujtuar 104 vjetorin e Kongresit të Lushnjës.

Begaj shkruan se atdhetarët shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi, duke vënë mbi gjithçka interesin kombëtar.

Nderim për modelin e tyre patriotik, përfundon Begaj reagimin e tij.

Postimi:

“Përfaqësues nga gjithë trevat shqiptare u mblodhën në Kongresin e Lushnjës (21-31 janar 1920) për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku i copëtimit.

Delegatët rishpallën besën  për mëvetësi  të plotë dhe integritet territorial të Shqipërisë.

Atdhetarë të vërtetë, ata lanë ndasitë dhe u bënë bashkë duke vënë mbi gjithçka interesin kombëtar.

Nderim për modelin e tyre patriotik!”, shkruan Begaj.


Shtuar 21.01.2024 11:13