Aksident i rëndë në Vorë, makina fluturon nga autostrada në rrugën dytësore, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vorë. Mësohet se një automjet ka “fluturuar” nga autostrada në rrugën dytësore.

Si pasojë e aksidentit, mësohet se një person ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:
Më datë 18.01.2024, në rrugën e fshatit Muçaj, shtetasi A. A., 64-vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dyshohet për shkak të pagjumësisë, ose problemeve shëndetësore, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.


Shtuar 18.01.2024 08:20