Ditën e djeshme, një kamion kaloi mbi urën e Darëzezës duke e shembur atë. Sot policia bën me dije se shoferi është arrestuar. 52-vjeçari kishte ngarkuar një skrep, pesha e të cilit bashkë me atë të kamionit, shembën urën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve” shtetasin L. P., 52 vjeç, banues në Roskovec, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar automjetin me një rimorkiator mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep, ka kaluar në urën e rrugës automobilistike Fier-Darzezë jashtë tonazhit të parashikuar në tabelën sinjalistike, duke e shëmbur urën”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com