Afrimi i dytë në merkato, Napoli shton radhët

Hamed Traorè është një lojtar i Napolit. Këtë të mërkurë është depozituar kontrata në Lega Serie A dhe tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë kthehet në Itali në formë huazimi nga Bournemouth dhe kështu do të veshë fanellën e kampionëve të Italisë për gjashtë muajt e ardhshëm.

Pas MazzoChi-t, kjo është blerja e dytë e merkatos së janarit për skuadrën italiane. Traore ka luajtur më parë në Itali për Empolin dhe Sassuolon. 23-vjeçari mund të debutojë ndaj Lazios me 28 janar.

“SSC Napoli njofton me kënaqësi nënshkrimin e Hamed Traore nga Bournemouth në një marrëveshje huazimi që përfshin opsionin për blerjen e kartonit” – shkruan Napoli. /balkanweb/


Shtuar 17.01.2024 20:18

Tags: