Barcelona është shkatërruar nga Real Madridi në finalen e Superkupës së Spanjës, duke u mposhtur 4-1.
Vinicius Junior ishte i pandalshëm në këtë takim, pasi kompletoi het-trikun e tij qysh në pjesën e parë.
Goditjen e fundit ua dha Rodrygo Goes kur realizoi për 4-1, ndërsa golin ngushëllues e shënoi Robert Lewandowksi.
Derisa Real Madridi po shkatërronte Barcelonën, presidenti i këtyre të fundit – Joan Laporta dukej se po ziente nga brenda dhe nuk mund ta kapërdinte këtë humbje.
Por, pas ndeshjes, ashtu siç edhe e do sportivitet, ai uroi Florentino Perezin për fitimin e trofeut. /Telegrafi/