Edith Harxhi, kandidate për kryetare e PD-së ka deklaruar se e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.
“Unë i njoh zgjedhjet sepse zgjedhjet janë njohur nga ndërkombëtaret. Ata kanë fituar. Shifrat flasin vetë, nuk jemi ata që duhet te themi që vota është vjedhur, por shifra e pjesëmarrjes është e njëjtë, si në 2017, pse ne nuk arritëm të nxjerrim elektoratin gri?”, tha ajo.
Harxhi është e vetmja nga katër kandidatët për kryetar të PD-së që pranon rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Ndërkohë, kryetari në detyrë i PD-së, Lulzim Basha e ka cilësuar 25 prillin si “masakër zgjedhore”, duke akuzuar PS-në se ka deformuar vullnetin e zgjedhësve.