Ditën e sotme, është shkarkuar nga detyra drejtoresha e kadastrës Aida Demi në Sarandë.
Pak më parë , mësohet se oficerë të Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë mbërritur në zyrat e Kadastrës Sarandë.
Burime bëjnë me dije se do të kryhen kontrolle dhe do të sekuestrohen dokumentacione , në lidhje me hetimin e nisur për shkelje të dispozitave në fuqi gjatë ushtrimit të detyrave funksionale, që çuan në shkarkimin e Aida Demit.
Gjithashtu, mësohet se kontrolle po kryhen edhe në pronat e saj dhe të familjarëve të saj.