Përfshihet nga flakët fabrika e armaturës pranë Moskës

Këtë mëngjes, një zjarr masiv pranë Moskës, ka shkatërruar një fabrikë që furnizon forca të blinduara për trupat e Vladimir Putin.

Pamjet tregojnë flakët që përfshinë fabrikën në Entuziastov Avenue, Obukhovo, dhe nuk raportohet për viktima.

Forcat e rendit në Rusi, po hetojnë nëse zjarri është shkaktuar nga një akt sabotimi, apo zjarrvënie.

Zjarri ka shkatërruar një hapësirë të madhe të një magazine dhe një punishteje.

Punëtorët u evakuuan dhe më shumë se 100 zjarrfikës, u përpoqën të shpëtonin linjën kryesore të prodhimit.

Ajo është sanksionuar nga Ukraina për prodhimin e produkteve të polimerit, si dhe parzmoreve të trupit, helmetave, këpucëve mbrojtëse dhe sendeve të tjera.

Shkatërrimi i objekteve strategjike, tani është një dukuri e rregullt që nga fillimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022.

Ukraina goditi një fabrikë ruse të barutit dhe një fabrikë raketash, në një sulm të dyshuar me dron kamikaze në nëntor 2023.

Pamjet treguan një shpërthim dhe zjarr masiv në fabrikën e barutit në rajonin e Tambovit.

Vendasit dëgjuan një shpërthim para zjarrit gjigant, në objektin që furnizon me municion ushtrinë ruse.

Rusia akuzoi gjithashtu, Ukrainën për kryerjen e “një akti të terrorizmit bërthamor”, pasi një termocentral u shënjestrua në një sulm me dron në tetor 2023.

Një dron ukrainas raportohet se goditi një objekt të magazinimit të mbetjeve bërthamore në një vend në Kursk, në Rusinë perëndimore.

Ministria e Jashtme ruse, tha se sulmi rrezikonte të shkaktonte një katastrofë bërthamore në shkallë të plotë që do të kishte prekur shumë vende.

Dhe muajin e kaluar një tren që përmbante municione nga Koreja e Veriut, u hodh në erë nga forcat speciale ukrainase që vepronin thellë pas linjave të armikut.

Treni i naftës u përfshi nga flakët, pasi eksplozivët shpërthyen brenda një tuneli 9 milje të gjatë në Siberi, më i gjati në Rusi.

Shpërthimet e njëpasnjëshme më pas thuhet se kanë ndodhur në një urë në lindjen e largët të Rusisë.


Shtuar 11.01.2024 10:20