U ekstradua nga Franca, Apeli lë në burg Behar Bajrin

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për arrest me burg ndaj Behar Bajrit, i cili u ekstradua nga Franca në muajin nëntor.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 04.01.2024, ora 10:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 60 akti, datë 26.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim Behar Bajri., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 94, datë 23.07.2023 dhe vendimit nr. 126, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 94, datë 23.07.2023 dhe të vendimit nr. 126, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me të hetuarin B.B.”

Behar Bajri mbërriti në Shqipëri më 16 nëntor, pasi u ekstradua nga Franca.

Bajri ishte në kërkim në kuadër të dosjes Metamorfoza.

43-vjeçari duhet të sillej nga Franca në Shqipëri mbrëmjen e 15 nëntorit por vetëm një ditë më pas u bë i mundur ekstradimi. Shkak u bënë arsyet e sigurisë për të mos fluturuar me një avion me pasagjerë civile ndërsa mëngjesin e 16 nëntorit ai u soll nga Parisi në Tiranë me një fluturim charter./albeu.com


Shtuar 4.01.2024 10:55