Lojërat Olimpike 2024 bëjnë që çmimet e hoteleve në Paris rriten në mënyrë drastike

Çmimet e hoteleve në Paris kanë pësuar rritje drastike, teksa shkak janë bërë Lojërat Olimpike 2024 , të cilat do të fillojnë më 26 korrik.

Një sondazh nga Shoqata e Konsumatorëve “UFC-Que Choisir” zbuloi se strukturat akomoduese të Parisit po rrisin në mënyrë të ‘frikshme’ çmimet për vizitorët gjatë kësah periudhe kohore.

Të lidhura

None found

Sipas studimit të kryer çmimi mesatar i fjetjes në datat 26-27 korrik është 1033 euro, krahasuar me 317 euro për natën e 12-13 korrikut, që përkthehet në rritje prej 226%.

UFC-Que Choisir krahasoi çmimet, me ato në fuqi 15 ditë përpara fillimit të Lojërave Olimpike. Nga 80 hotelet e anketuara, 50% e hotelierëve në këto prona thanë se kishin ende dhoma në dispozicion për ceremoninë e hapjes.

Sindikata e Konsumatorëve sqaron se 30% e hoteleve kërkonin që turistët të rezervonin të paktën 2 netë, ndërsa kishte të tjerë që kërkuan deri në pesë.

Rritje të ngjashme çmimesh janë parë edhe në platformat e qirasë si Airbnb.


Shtuar 27.12.2023 21:56