Arqipeshkvi i dioqezës së Shkodrës, Imzot Angelo Massafra, ka uruar besimtarët festën e Krishtlindjeve.
Në këtë prag feste Imzot Angelo Massafra bën thirrje për paqe dhe dashuri.
“Të përgatisim një botë më njerëzore duke ndihmuar jo vetëm ata që kanë nevojë, por dhe vetë shoqërinë në përgjithësi”, është mesazhi i arqipeshkvit të dioqezës së Shkodrës.
Arqipeshkvi thekson se vetëm dashuria mund t’ia ndryshojë fatin kësaj bote të mësuar me luftëra dhe kaq shumë vuajtje.
“Qoftë kjo festë e Lindjes së Jezu Krishtit rasti për një bashkëngjitje të ripërtërirë personale dhe bashkësiore me Të, duke mësuar prej Tij rregullën e dashurisë. Vetëm dashuria mund t’ia ndryshojë fatin kësaj bote, tashmë (për fat të keq!) të mësuar me luftëra dhe kaq shumë vuajtje. Urimi im më i sinqertë mbërriftë tek të gjithë, veçanërisht tek të varfërit, të sëmurët, të burgosurit, tek ata që nuk shpresojnë më në një të ardhme më të mirë: lindja e Krishtit qoftë ngushëllim dhe paqe për të gjithë. Përshumëvjet të gjithë Katolikëve, Ortodoksëve, të Krishterëve dhe njerëzve vullnet mirë”, u shpreh Imzot Angelo Massafra.