Mjegulla pushton vendin, akset ku drejtuesit e mjeteve apelohen për kujdes

Që prej orëve të para të mëngjesit, në aksin Ura e Çerenecit-Maqellarë, pjesë e rrugës së Arbrit, raportohet se segmenti i rrugës së Arbrit nga Ura e Çerenecit në Maqellarë, është përfshirë nga një mjegull e dendur, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Qarkullimi në këtë segment rrugor,  ka qenë i vështirë pasi drejtuesit e mjeteve janë përballur me fushëpamje të kufizuar.

Drejtuesit e mjeteve janë këshilluar nga policia Rrugore të qarkullojnë me kujdes, pasi mund të bëhen burim aksidentesh.

Ndërkohë, po ashtu edhe mjegulla e dendur ka përfshirë edhe në aksin Tepelenë –Gjirokastër-Kakavijë.

Për shkak të mjegullës, ka vështirësi qarkullimi.

Mjegulla ka rënë prej mbrëmjes së djeshme duke pushtuar edhe të gjithë qytetin.


Shtuar 23.12.2023 10:12