Ilir Çekrezi është i burgosuri që i ka dhënë lajmin Sokloj Mjacajt se ishte urdhëruar izolimi i tij në 41 bis.
Ditën kur sokol Mjacaj vrau Arben Lleshin, nga ministri i Drejtësis Ulsi Manja ishte dhënë urdhri që Mjacaj të izolohej në 41 bis. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015.
Në dosjen hetimore të siguruar nga Vizion Plus, gardiani Ilir Balla deklaron se pasi Ilir Çekrezi i tha Mjacajt se do ta izolonin, ky i fundit u rikthye në qeli ku kishte marrë armën për të kryer krimin.
Pasi dëgjoi kristmat, Ilir Balla thotë se u përpoa ta neutralizonte Mjacajn, i cili me armë në dorë e ka urdhëruar mos afrohej ose do ta vriste.
“Mos u afro se po lëvize edhe një hap do të vras, nuk kam punë me ty”, thotë ai.
Gardiani shton se menjëherë pas ngjarjes ka njoftuar të gjitha njësitë si grupin e gatshëm, oficerin e rojes etj dhe është marrë me sistemimin e të burgosurve të tjerë që ndodheshin në ajrim.
Dëshmia e plotë
Në orën 12:00 der në 14:00 ka qënë orari i ajrosjes së sektorit 1 (një) në të cilin qëndronte edhe shtetasi Sokol Mjaca, konkretisht në katin e dytë të këtij sektori, ndërsa numrin e dhomës nuk e mbaj mend pasi kishte më pak se një javë qe kishte ardhur në këtë sektor nga sektori 5 ose 6 të cilët u kthyhen në sektor 41BIS (izolim) dhe si pasojë të gjithë të dënuarit e sektorëve 5 dhe 6 u sistemuan nëpër godina të ndryshme. Gjatë orarit të ajrosjes të dënuarit kan të drejtë të shkojnë në takime, të kryejn nevojat personale etj.
Rreth orës 13:40 shtetasin Sokol Mjaca e thërrasin nga kati 2 (dyte) i sektorit që të ngjitej lartë, dhe i shoqëruar nga unë shkoi të kollona e sektorit 1 (një) në katin e 2 (dytë) dhe takoi të dënuarin Ilir Çekrezi dhe ky në të njëjtin sektor i cili i tha Sokolit që të ka dal emri për në 41BIS, pasi folën disa sekonda më njëri tjetrin, Sokoli më tha do zbres të mar një kafe te makineta e cila ndodhet në fushën e ajrimit, dhe gjatë rrugës ndaloi në dritaren e dhomës së të dënuarve Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqja e cila ndodhet përballë ambjenteve të ajrimit, dhe i thirri Indritit duke i trokitur në xham, mënjëherë pas këtij momenti kam dëgjuar 3 (tre) krisma arme në mos gabohem, dhe për një moment u shtanga sepse nuk e kuptova cfarë ndodhi por vura rë shtetasin Sokol Mjaca me armë në dorë të cilin pasi tentova ta neutralizoj më drejtoi pistoletën në gjoks dukë më thënë “mos u afro se po lëvize edhe një hap do të vras, nuk kam punë me ty”, dhe menjëherë u nis te dera e ajrimit e cila të nxjer te guzhina dhe ju drejtua me armë kolegut Indrit Dubali duke i thënë “hap derën se të vrava” i cili e hapi derën dhe nën kërcënimin e armës Sokoli e mori me vete në drejtim të guzhinës, unë mënjëherë kam njoftuar të gjitha njësitë si grupin e gatshëm, oficerin e rojes etj, që i dënuari Sokol Mjaca ka armë në dorë.
Më pas nuk e di cfare ndodhi sepse së bashku me kolegët e tjerë u morëm për mbylljen e ajrimit duke i sistemuar të burgosurit nëpër sektor por më vonë kam mësuar se Sokoli kishte plagosur shtetasit Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi, ky i fundit mbetur i vdekur ndërsa Indriti është transportuar me urgjencë në Spital. Arbeni qëndronte vetëm në dhomën numër 10, në katin e parë të sektorit 2 (dy) e cila është ngjitur më dhomën e Indritit dhe Ilirit. Ndërsa se si u gjend Arbeni në dhomën e tyre nuk e di nëse ndodhej aty apo e thërriti ndonjë përson. Nuk kam dijeni që të kenë patur ndonjë problem, madje Sokoli shkonte me Indrit Shaqen pasi kishin qën në një sektor më parë. Nuk e di se kush e thirri por kemi dëgjuar vetëm zërin, dhe më pas me kërkesë të Sokolit e kam shoqëruar që të ngjitej në katin e dytë. Nuk kam asnjë dijeni se ku e gjeti Sokoli armën. Normalisht kryhet një kontroll fizik me dorë, i cili në mungesë të grupit të sigurisë kontrollohen nga punonjësit e ajrimit.