Nuk dha kodin e telefonit të tij, debat në gjyqin e Fredi Belerit për provat shkresore, avokatët kërkojnë pavlefshmërinë e tyre: Prokuroria nuk ka besim tek ne, ja çfarë është zbardhur!

Seanca e radhës e mbajtur të martën e 19 dhjetorit për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Alfred Belerin ka përfunduar mes debateve për provat e reja shkresore të paraqitura.

Mësohet se këto prova janë kundërshtuar nga avokatët mbrojtës të Belerit. Ata thuhet se kanë kërkuar pavlefshmëri për aktet e regjistruara.

Ndërkohë thuhet se Prokurorët pretendojnë se ka kundërshti të vetë Belerit në deklaratat e tij.

Sa i takon provave shkresore, avokatët deklarojnë se nuk është zbardhur asnëj koment tjetër veç atij të Arsen Ramës me Fredi Belerin.

Në seancë u tha se telefoni celular i Fredi Bejlerit nuk ishte këqyrur, pasi ai nuk kishte dhënë kodet e tij.

Sipas prokuroreve nga këqyrja e telefonit të të infiltruarit Arsen Rama, Spak kishte provuar komunikimet mes të dyve.

“Prokurorët kanë qenë seleksionues, thanë avokatët, pasi kanë zbardhur vetëm kontaktet e Arsen Ramës me Fredi Belerin dhe asnjë kontakt tjetër të ditës”.

Beleri kundërshtoi zbardhjen e bisedave.

“Mesa duket prokuroria nuk ka besim tek veshët tuaj, i tha Beleri gjykatës, ndaj i ka zbardhur vetë”, ndërkohë që vetë gjykata saktësoi se zbardhjen e procesverbaleve gjyqësore e bën vetë gjykata.