Dilema, nga ndryshon GTA6 të kompjuterave personal nga GTA6 në konsola

Grand Theft Auto 6, si zakonisht, do të luhet fillimisht në konzola dhe vetëm më vonë për kompjuterët personal.

Edhe pse kjo ka qenë praktikë e studios Rockstar për 22 vjet, disa u befasuan nga ky informacion dhe filluan përsëri diskutimet se pse ky është i vetmi botues, videolojërat e të cilit janë vonuar të vijnë sot në PC.

Në lidhje me këtë u shpreh një ish-punonjës i Rockstar, Mike York, i cili ka punuar në GTA 5. Kujtojmë se GTA 5 ishte vazhdimi që lojtarët e PC-ve e prisnin më gjatë – madje 19 muaj më shumë se audienca në konzola.

Shpjegimi i York është në fakt shumë i thjeshtë – ai thotë se versioni i PC kërkon më shumë kohë për t’u optimizuar për një gamë më të gjerë harduerësh. Të gjithë e dinë këtë, por pyetja e vërtetë është pse versioni i PC nuk është një përparësi zhvillimi.

“Arsyeja pse porti i PC-ve po vjen më vonë është sepse ata duan të kenë prioritet atë që shet”, thotë York.

Rockstar nuk i zbulon kurrë rezultatet e shitjeve të videolojërave të tyre sipas platformës, kështu që nuk ka asnjë informacion transparent se sa mirë ose keq po shet GTA në PC kundrejt versioneve të konsolës. Megjithatë, të dhënat sugjerojnë shitje shumë më të rëndësishme të konsolave./albeu.com


Shtuar 16.12.2023 11:57