Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Izraeli ka filluar të humbasë mbështetjen në mbarë botën.
Vërejtjet e tij bazohen në shënimet e një fushate, ku ai i referohej shqetësimit dhe alarmit të komunitetit ndërkombëtar për bombardimin e Gazës.
Megjithatë, Biden nuk dha asnjë tregues se Izraeli po humbiste mbështetjen e SHBA-së për fushatën e tij ushtarake, pavarësisht shqetësimit në rritje të administratës së tij për koston e madhe në jetët palestineze dhe shkatërrimin e infrastrukturës civile.
Ai shprehu se SHBA ndryshon nga Izraeli përsa i përket planeve për të ardhmen e Gazës.
Presidenti gjithashtu tha se qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu ishte kundër një zgjidhjeje që përfshinte të dyja shtetet në konflikt, diçka që zyrtarët e lartë të Biden e kanë promovuar si rrugën e pasluftës.
Në vijim ai i kërkoi Netanyahut “të forcojë dhe ndryshojë qeverinë më konservatore në historinë e Izraelit”, në mënyrë që të gjejë një zgjidhje afatgjatë për konfliktin izraelito-palestinez.