Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pasi ra nga lartësia në vendin ku punonte.. Ngjarja ndodhi në Borghetto, pak minuta para orës 10 të mëngjesit në një kantier ndërtimi.
Mësohet se viktima, 61 vjeç, ishte në katin e katërt të godinës kur ra nga një lartësi rreth 8-10 metra.
Ndërhyrja e ambulancës ishte e menjëhershme, por nuk mund të bëhej asgjë për shqiptarin, identiteti i të cilit nuk dihet.
“Një tragjedi, vajtojmë një tjetër vdekje të papritur dhe një tjetër familje të rrënuar” -ka qenë komenti i kryebashkiakut Giancarlo Canepa, i cili mbërriti menjëherë në vendin e aksidentit. “Në këto raste nuk ka fjalë, tani hetimet do të bëjnë kursin e tyre për të konstatuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e çështjes”, tha ai.