Dhunoi ish-të dashurën, arrestohet 32-vjeçari në Sarandë

Një 32-vjeçar ka rënë në pranga sot në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish të dashurës. Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale Xh. Ç.

Njoftimi i policisë:

Sarandë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Ç., 32 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit E. P., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë i ka caktuar masë e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe nga verifikimi i kryer ky shtetas nuk rezultoi në banesë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

 

 


Shtuar 9.12.2023 13:49