Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Tepelenë.
Bëhet me dije se të shtënat janë drejt banesës së shtetasit me inicialet C.S. Personi në fjalë është në gjendje të rëndë pasi një pjesë e plumbave e kanë kapur atë.
Ndërkohë policia është drejt vendit të ngjarjes për të hetuar mbi çështjen në fjalë.