Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë një nga çiftet më të dashura dhe më të komentuara. Ata kanë zbuluar pak javë më parë se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Çifti ka nisur pushimet së bashku në alpet e Zvicrës, ndërsa po kalojnë një kohë të mirë me njëri-tjetrin.
E teksa Kiara është disa muajshe shtatzënë, duket qartë barku i saj i rrumbullakosur pasi ajo është shëndoshur.
Së fundmi gjatë një live, këngëtari i dashur për publikun duke qeshur e ka krahasuar bashkëshorten e tij me ish-banorin e “Big Brother Vip”, Ronaldo Sharka.
“Sa Ronaldo je bërë (qesh Luizi). Deksha un për ty, shikoje sa e bukur është, shikoje barkalukun tim. A e dini ca ka këtu?”- tha këngëtari duke bërë shaka me moderatoren e njohur teksa duket që mezi po pret që të mbajë në krahë të voglën e tij.
Ndërkohë kujtojmë se Luizi dhe Kiara zbuluan se do bëhen prindër në mënyrën më të veçantë. Fituesi i edicionit të dytë të BB VIP publikoi projektin e tij më të ri muzikor që mban titullin “Frymë”.
Kënga erdhi si surprizë për të gjithë fansat e artistit. Luizi dhe Kiara kanë konfirmuar me videoklipin mjaft të ëmbël se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti do të sjellë në jetë një vajzë dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.