Arti në zi! Ndërron jetë aktori i njohur Zef Deda

Arti shqiptar në Zi. Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare Zef Deda.

Mjeshtri i humorit shkodran vuante nga një sëmundje e rëndë prej disa kohësh.

Ndërkohë, djali i tij, Julian Deda ka reaguar në rrjetet sociale, duke vendosur dhe një fjongo të zezë në shenjë zie.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Julian Deda (@juldeda)

Kush ishte Zef Deda

Zef Deda lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Eshtë shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore.

Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrin të realizojë qindra figura artistike.

Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdoi me shumë sukses./albeu.com


Shtuar 24.11.2023 11:05