Deputeti aktual Myslim Murrizi ka mbetur jashtë Kuvendit për 4 vitet e ardhshme dhe publikisht ka treguar planet e tij.
Ai është shprehur në emisionin “Të paekspozuarit” se tani do ti rikthehet jetës së tij normale, duke tallur të tjerët, dhe duke menduar që të shtojë disa kilogramë.
“Tani do bëj atë që kam bërë 30 vjet. 5 vjet kam bërë punë, pastaj jam tall e kam vënë kile. Kënaqem kur i degjeneroj. Fitoj kënaqësinë, kur u them korani, rrjepsi, gaforrja, gafurri.
Sa për Bashën unë mendoj se ai është në pushtet, Unë në pushtet e shoh Lulin. Rehat është ai, se ka kërkuar ndonjëherë me ngulm pushtetin. Kur ishte ministër kishte një hyrje kat 14, tani i ka rruajtur nja dy vila”, tha Murrizi. /albeu.com/