Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim.
Siç bëjnë me dije blutë, për këta dy shtetas Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për falsifikim dokumentesh.
Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” u bë arrestimi i shtetasve A. P., 33 vjeç dhe K. B., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar për këta dy shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi dyshohet se ata kanë ngarkuar të dhëna të rreme për vendndodhjen e objekteve, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, nga të cilat disa shtetas janë pajisur me leje rindërtimi, në kundërshtim me ligjin.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur edhe sekuestro preventive mbi objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme.
Operacioni “Sundimi i ligjit” vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com