Meadow Walker, vajza e të ndjerit Paul Walker vazhdon të ruajë miqësinë me shokët më të mirë të të atit. Së fundmi, ajo i ka prekur të gjithë fansat e aktorit të ndjerë me një postim në rrjete sociale. Meadow Walker ka ndar në Instagram një foto të saj me Vin Diesel dhe vazjën e tij 13-vjeçare, Hania. Ajo shihet duke e përqafuar Vin Diesel dhe kjo foto i ka emocionuar të gjithë.
“Familje”, ka shkruar Meadow përkrha fotos, duke treguar se aktori i famshëm, që ishte miku më i mirë i babait të saj, zë një vend shumë të rëndësishëm në jetën e saj.
Vin Diesel po ashtu la një koment poshtë fotos.
“Vetëm dashuri, gjithmonë…”, komentoi aktori
View this post on Instagram
Në fakt kjo nuk ështe hera eparë që Vin dhe Meadow tregjnë afrimitetin e tyre publikisht. Me rastin e 21-vjetorit të Meadow, Vin bëri një postim shumë emocionues në rrjete sociale, njësoj siç mund të bënte për vajzën e tij.
“Mund të them se jam shumë krenar për personin që po bëhesh…por e vërteta është se kam qenë gjithmonë krenarë për ty”, shkroi Vin në urimin për ditëlindjen e Meadow Walker.
Ky postim vjen vetëm pak javë para publikimit të Fast and Furious 9, që do të lançohet në 25 qershor. Paul Walker u shfaq për herë të fundit në këtë film në vitin 2015-të në serinë e 7. Kujtojmë se Paul Walker humbi jetën pas një aksidenti tragjik me makinë në nëntor të 2013-s, në moshë 40-vjeçare.