Bën bujë intervista e ish-drejtorit Gledis Nano në AlbEu: A duhet të rikthehet në Policinë e Shtetit?

Prej disa javësh redaksia AlbEu ka hapur rubrikën “BoxBop” duke intervistuar qytetarë si edhe figura publike në lidhje me aktualitetin, video të cilat janë bërë virale nëpër rrjetet sociale si një konfirmim i nevojës që ka audienca për të parë dhe lexuar pa censurë.

Një ndër personazhet e kësaj rubrike ishte edhe ish-Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i cili u intervistua nga gazetarja e AlbEu, Klodjana Agaj në Panairin e Librit. Intervista e Nanos është parë deri më tani mbi 250 mijë herë në të gjitha platformat online të AlbEu, ndërsa vërehet një miratim i gjerë i lexuesve për figurën e tij.

Ndryshe nga personazhe të ngjashëm, për të cilët audienca reagon negativisht, për Nanon shihen kryesisht reagimi pozitive duke kërkuar rikthimin e tij në Policinë e Shtetit pas shkarkimit të një viti e gjysmë e parë.

Shihni VIDEO të tjera në AlbEu

Nisur nga kjo, ne kemi vendosur të pyesim qytetarët nëse mendojnë se Nano duhet të kthehet në Policinë e Shtetit:

JEPNI MENDIMIN TUAJ

A duhet të rikthehet Gledis Nano në krye të Policisë së Shtetit?

Loading ... Loading ...


Shtuar 20.11.2023 11:05