Një 60-vjeçar shqiptar ka tentuar t’i vërë flakën postbllokut në hyrje të Prokurorisë së Monzës. Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (15 nëntor) rreth orës 07:00.
Shqiptari ka spërkatur me pesë litra benzinë hyrjen e Prokurorisë, ndërsa roja i sigurisë ka ngritur alarmin.
Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë dhe e kanë ndaluar para se të vinte zjarrin.
Nga informacionet e para mësohet se shqiptari me precedentë të vjetër penal kërkonte “drejtësi” për një çështje civile, me gjasë të lidhur me ish-vendin e tij të punës.
60-vjeçari është dërguar në komisariat ku edhe është marrë në pyetje për të sqaruar ngjarjen.