“Ose unë, ose ajo”, kërcënon Blero pas akuzave për ngacmim s*ksual: E dimë të gjithë kush është Linda

Prime-n e kaluar në “BBVK”, Linda Halimi hodhi akuza të rënda mbi Blero Muharremin. Ajo pretendoi se artisti e ka ftuar në hotel dhe e ka ngacmuar gjatë kohës që ka qenë i martuar me Teuta Krasniqin.

Këto akuza janë mohuar nga ana e Bleros, mirëpo ky debat është rihapur sërish prime-n e sotëm.

Ai tha se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes dhe se e gjitha kjo është një shpifje.

Për më tepër Muharremi “kërcënoi” se këtë të premte, ose ai ose Linda do largohen nga shtëpia”.

“Kjo e tha një shpifje, rrenë të kulluar. E dimë të gjithë kush është Linda. Moralin mos e merr në gojë se ty nuk të takon”, ka thënë Blero pos tjerash, duke iu referuar Lindës.

 


Shtuar 13.11.2023 23:26