Mesfushori i Interit, Christian Eriksen ka folur për largimin e Antonio Contes.
Conte u largua nga Interi pas triumfit në Serie A ku “Nerazzurrët” fituan Scudetton e parë në 10 vitet e fundit.
Arsyeja e largimit të Contes ende nuk dihet, por siç duket as lojtarët nuk e kishin idenë se çfarë po ndodhte në prapaskena.
Eriksen deklaroi se ai ishte shokuar kur kishte marrë vesh se Conte po largohet, ndërsa e ka falënderuar italianin për kohën e tij.
“Largimi i Contes ishte një befasi e madhe. Të fitosh një kampionat është diçka speciale”, tha ai.
“Është absurde sepse kam lexuar lajmet si të gjithë ju, por pastaj ai u largua”, shtoi ai.
“Tani është zyrtare dhe nuk kemi trajner, kështu që nuk di se çfarë do të ndodhë”, tha Eriksen.
“Me të kam pasur raporte të mira, profesianle. Kishim disa ide të ndryshme si të luhet futbolli, por personalisht nuk kam çfarë të them”, shtoi ai.
“Nuk e dija, e dija që do të takohej me klubin, por pas suksesit që patëm askush nuk e mendoi largimin, nuk e di saktësisht se çfarë ndodhi”, përfundoi Christian Eriksen./