Rrahu gruan dhe i theu hundën, më pas e kërcënoi mos i tregonte policisë, arrestohet 52-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq. Mësohet se një 52-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Mbrëmjen e djeshme,  në fshatin Pojan, 52-vjeçari në gjendje të dehur ka goditur dhe plagosur bashkëshorten 52-vjeçare, të cilës i ka thyer dhe hundën.

Më pas e ka kërcënuar që mos i tregojë policisë se çfarë kishte ndodhur, por forcat e komisariatit të Maliqit kanë mundur të zbardhin të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Pas mjekimit në spital, bashkëshortja është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa bashkëshorti u vu në pranga nga policia./albeu.com


Shtuar 6.11.2023 09:58