Zbulohet një lokal në fshatin Trush, i përshtatur për përdorim dhe për shitje të lëndës narkotike kokainë.
Si rezultat, gjatë kontrolleve në kuadër të operacionit “Tempull” në lokalin e marrë me qira nga shtetasi A. O. (M.), në fshatin Trush, shërbimet e Policisë Shkodër konstatuan se ky ambient ishte përshtatur për përdorim dhe për shitje të dozave të lëndës narkotike kokainë. Në këtë ambient, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në disa doza.
Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi A. O. (M.), 41 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.